Çështjet e Migracionit

Migracioni luan një rol kyç në një botë të rritjes së lëvizshmërisë globale. Aftësia për të lëvizur nëpër vende të treta është me rëndësi të madhe për individët, familjet dhe bizneset. Ne e kuptojmë se vendimi për t’u zhvendosur, qoftë për familjet apo bizneset, kurrë nuk merret lehtë dhe se procesi i zhvendosjes mund të jetë  sfidues. Zyra e avokatisë “Legalia” punon ngushtë me klientët tanë, zyrat e tyre familjare, kolegët tanë dhe një mori këshilltarësh jashtë R. së Kosovës, nëpër juridiksione të ndryshme për t’i kuptuar nevojat dhe rrethanat e plota të klientëve tanë.

Një pjesë e bizneseve dhe qytetarëve tanë jetojnë e punojnë jashtë Republikës së Kosovës, andaj ne ofrojmë zgjidhje praktike dhe të koordinuar. Çështjet e emigracionit të cilat marrin parasysh një gamë të gjerë të kërkesave me theks të veçantë të bashkëatdhetarëve tanë, siç janë rregullimi i dokumentacionit dhe  shtetësisë për qyterarët me dy apo më shumë shtetësi, përfqësimi në rastet kur klientët tanë ndeshen në konflikt të ligjeve në mes legjislacionit të dy shteteve, planifikimi i taksave, rastet e refuzimit të vizave etj.

 
sqAlbanian