KUSH JEMI NE ?


Zyra e avokatisë “LEGALIA” në Prishtinë, është zyre e specializuar në fushën e të drejtës civile e biznesore duke ofruar shërbime dhe konsulencë ligjore, bizneseve vendore dhe të jashtme. Përvoja 15 vjeçare në fushën e drejtësisë biznesore, e bankare ka mundësuar identifikimin e problemeve biznesore, trajtimin e tyre si dhe zgjidhjen e këtyre problemve në mënyrë profesionale. Zyra jonë është e përkushtuar për t'i ndihmuar bizneset, investitorët, sipërmarrësit dhe klientët tanë, që të punojnë përmes çështjeve dhe negociatave komplekse ligjore por edhe zhvillimin e proceseve gjyqësore. Me përvojën të cilën e posedojmë, avokatët tanë janë të profilizuar në çështjet biznesore të cilët kanë njohuri dhe përvojë për të ofruar shërbime të përfaqësimit, të bazuara në rezultate, që pikësynim kryesorë është KLIENTI YNË.
Ne krenohemi që kemi arritur të jemi të përgjegjshëm ndaj klientëve tanë. Për më tepër, ne sigurojmë që klientët tanë të kenë vëmendje personale me avokatin e tyre që trajton çështjen tuaj. Ne vlerësojmë se kjo është mënyra më e mirë që klientët tanë të shprehin çdo shqetësim ose të bëjnë pyetje, që të marrin përgjigjet që u nevojiten, në mënyrë efektive dhe në kohë. Për shkak se ne e bazojmë praktikën e punës tonë në përfaqësimin personal, ju do të keni mundësinë të diskutoni rastin tuaj me ne, në mënyrë që të merrni strategjinë e personalizuar e të përshtatur të rastit bazuar në nevojat tuaja. Gjatë procesit të punës mbikqyrja e plotë strikte dhe e vazhdueshme është kusht i detyrueshëm i parimit të konfidencialitetit dhe ruajtja e sekretit profesional mbi të dhënat e biznesit tuaj.

DREN SALIHU

avokat, themelues

Puna dhe Përvoja profesionale

Z. Dren Salihu është themelues dhe menaxhues i zyres së avokatisë “LEGALIA” në Prishtinë. Prej fillimit të karierës profesionale, z. Salihu ka punuar në fushën e së drejtës civile e biznesore, fillimisht në sektorin privat, në shërbimin juridik, pastaj në sistemin bankar, Bankën Ekonomike, Pro Credit Bank, pastaj një kohë ka punuar si Drejtor i Departamentit Ligjor në Albi Group dhe së fundmi prej vitit 2014 ushtron profesioinin e avokatit. 

Përvoja e tij ndër vite,  në fushën e të drejtësisë komerciale dhe civile ka mundësuar njohjën praktike të problemeve në çështjet kontraktore, pronësore, përmbarimore, financiaro-bankare, prokurimit publik, tatimeve dhe doganës, punësimit, sigurimeve, mbrojtjes së konsumatorëve, etj.   

Z. Salihu është konsulent ligjor-avokat i disa bizneseve vendore por edhe bizneseve të jashtme të cilat afarojnë-operojnë në Republikën e Kosovës.

shkollimi

• Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, studimet themelore (2001/02-2005)
• Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, Studimet pasdiplomike, Master i Shkencave Juridiko Civile (2007-2009)
• Ministria e Drejtësisë, provimi i Jurisprudencës (2014)
• Ambasada Amerikane-USAID, Menaxhimi strategjik të zhvillimit të antikorrupsionit
(2008-2009).

Anëtarësimet

Anëtarë i Odës së Avokatëve të Kosovës (2014)
Arbitër i çertifikuar pranë Tribunalit të Arbitrazhit në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës-OEAK (2014-2015)
Anëtarë i komisionit për inventarizim të Odës së Avokatëve të Kosovës (2020-2021)

Gjuhët

Flet  gjuhën shqipe, angleze, serbe dhe pjesërisht gjuhën turke.

 
sqAlbanian