Është shumë e rëndësishme të theksohet se për të pasur një raport juridik të shëndosh në mes të punëdhënësit dhe punëtorit duhet zbatuar të gjitha dispoziatat e kontratës së punës që derivojnë nga Ligji i punës por edhe aktet e tjera nënligjore që rregullojnë fushën e punësimit.
Zyra e avokatisë “Legalia” ofron konsulencën dhe përpilimin e të gjitha akteve ligjore të punësimit duke filluar prej kontratës së punës, akteve të brendshme të punëdhënësit, rregulloreve sindikale, pastaj udhëheqjen e procedurave disiplinore. Po ashtu, zyra jonë ofron përfaqësim profesional të bazuar në përvojë praktike përfaqësimin e kontesteve të punës në Gjykatat kompetente.