Çështjet tatimore dhe doganore shpesh herë janë sfiduese për çdo biznes, të madh apo të vogël. Planifikimi tatimor e doganor në kuptimin ligjor është një degë e veçantë dhe specifike.
Zyra e avokatisë “Legalia” ka përgatitjen dhe përvojën e nevojshme në çështjet tatimore e doganore për t’i mbështetur klientët tanë, nga këshillimi deri në strategjinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Zyra jonë këshillon të gjitha aspektet tatimore e doganore të biznesit. Ne ofrojmë këshilla gjithëpërfshirëse dhe përfaqësim për klientët tanë pranë zyres së ankesave të Administratës Tatimore të Kosovës dhe zyres Doganore të ankesave si nivel administrativ e po ashtu ne ofrojmë përfaqësim profesional të bazuar në përvojë praktike përfaqësimin e çështjeve tatimore dhe doganore në Gjykatat kompetente.