Takim konSULTATIV ME AVOKATIN

pROFILIZIMI I AVOKATIT

Oda e Avokatëve të Kosovës nuk prodhon avokat të profilizuar në çështjet e caktuara ligjore (P.Sh. avokat i profilizuar në çështjet kontraktore, familjare, komerciale apo çështje penale të krimeve ekonomike, vrasjeve, dhunimeve, etj). Duke filluar prej sistemit arsimorë apo universitarë të drejtësisë në Kosovë, studentët momentin që diplomohen në fakultetet juridike marrin titullin Jurist i përgjithshëm, pastaj avansimi i tyre vazhdon kështu edhe me nënshtrimin e provimit shtetërorë të jurisprudencës, i cili po ashtu edhe ky provim është i natyrës së përgjithësuar dhe përfundimitsht kandidatët pasi ti kalojnë procedurat e nevojshme ligjore mund të licencohen si avokat pranë Odës së Avokatëve të Kosovës. Të gjithë avokatët e licencuar mund të punojnë dhe përfaqësojnë palët në të gjitha procedurat e nevojshme ligjore pa as një përjashtim. Këtu shtrohet një pyetje. Sa janë të përgaditur avokatët të përfaqësojnë palët e tyrë në të gjitha procedurat e mundshme ligjore pa pas profilizimin përkatësisht përvojën praktike lidhur me problemin me të cilin ballafaqohet avokati?

Gjetja e avokatit të duhur

Është shumë me rëndësi të keni parasysh faktin se qfarë natyre ligjore të problemit keni dhe avokatin të cilin doni ta konsultoni, qfarë natyre ligjore të punëve i punon apo praktikon më shumë. Kërkoni një zyre avokatie që fokusohet në llojin e pyetjeve tuaja ligjore, ose që liston llojin e çështjes tuaj si një fushë praktike që trajtojnë shpesh. Nëse keni përdorur një avokat në të kaluarën për një çështje tjetër, mund të kërkoni një referim të një avokati që është i përafërt me problemit tuaj.

Mësoni disa njohuri mbi punën e kaluar të avokatit

Gjatë konsultimit tuaj, një nga pyetjet tuaja më të rëndësishme do të jetë në lidhje me sfondin e avokatit. Mos harroni, ky konsultim është si një intervistë pune, përveçse ju jeni ai që bën punësimin. Ky është një person për shërbimet e të cilit do të paguani dhe ju meritoni të keni dikë që ka ekspertizën e nevojshme për t’ju ndihmuar. Pyesni avokatin sa kohë ka që ushtruar profesionin e avokatit dhe nëse ai ose ajo ka ushtruar profesionin e avokatit a është i përfërt me natyrën e problemit tuaj të cili e keni? Sa raste si tuajat ka trajtuar ai apo ajo? Këto janë pyetje të rëndësishme për t’u bërë.

PLANI LIGJOR

Një pyetje tjetër kritike është në lidhje me strategjinë që avokati do të përdorte për rastin tuaj dhe çfarë rezultati pret ai ose ajo. Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen, por një avokat me përvojë do të jetë në gjendje të japë një ide të përgjithshme se sa kohë duhet të zgjasë çështja juaj. Është shumë me rëndësi që strategjitë e avokatit tuaj të përputhen me nevojat tuaja.

pAGESA E AVOKATIT

Shpesh herë, një faktor vendimtar nëse zgjidhni ose jo të punësoni një avokat është çështja e pagesës së avokatit. Gjatë konsultimit tuaj, pyesni për tarifat ligjore. Nëse individë të ndryshëm po punojnë në rastin tuaj, ata të gjithë mund të faturojnë tarifa të ndryshme, kështu që ju duhet të zbuloni se cilat janë ato.

KONSULTIMI

Ndërsa konsultimi juaj do t’ju lejojë të kuptoni nëse një avokat është i duhuri për ju, zakonisht nuk është koha për të bërë pyetje të thella ligjore, prandaj sigurohuni që ta përqendroni këtë takim në zgjedhjen e avokatit më të mirë për rastin tuaj.

Nëse zotëroni një biznes, të keni një këshilltar ligjor të aftë është e domosdoshme për t’u marrë me çështjet që mund të lindin. Zyra e avokatisë  “Legalia” në Prishtinë ka aftësinë dhe përvojën për t’ju ndihmuar në praqitjën e shqetësimeve tuaja ligjore.