Sigurimet
Bizneset, një pjesë të investimit të tyre e investojnë në sigurime dhe atë në sigurim të automjeteve, sigurim të pronës, sigurim të biznesit, sigurim shëndetësor por edhe produkte tjera të sigurimeve. Gjatë kontraktimit të polisave të sigurimit, për bizneset por edhe për individët, është e rëndësishme të sqarohen kushtet ligjore të sigurimeve se në çfarë situata iu kompenzohet dëmi dhe çfarë situate nuk u kompenzohet dëmi. Shpesh ndodhë që të krijohen situata juridike kur palët kontraktuese nuk mund të pajtohen në mes vete dhe kanë vlerësime të kundërta ligjore ku zakonisht këto raste përfundojnë në Gjykatën kompetente për t’u zgjidhur.
Zyra e avokatisë “Legalia” ofron konsulencë fillimisht në përcaktimin dhe definimin e qartë të të drejtave dhe detyrimeve të juaja lidhur me polisat e sigurimit të cilat ju i kontraktoni. E po ashtu zyra jonë ofron përfaqësim profesional të bazuar në përvojë praktike, në gjykatat kompetente për biznesin dhe individët në çështjet e sigurimit të automjeteve, sigurim të pronës, sigurim të biznesit, sigurim shëndetësor dhe rastet tjera të sigurimeve.