Raportet Kontraktore

Lidhja e kontratës në mes të bizneseve dhe qytetarëve në ditët tona është bërë një domosdoshmëri për sigurinë juridike. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për bizneset, investitorët dhe kontraktorët që të kenë këshilltarë ligjorë të aftë, që mund të ndihmojnë në trajtimin e çështjeve ligjore, që mund të lindin. Në zyren tonë avokatët, por edhe partnerët tanë, kanë aftësinë dhe përvojën për t’ju ndihmuar të hulumtoni çështjet ligjore të kontratës. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar ndihmë për një kontratë, pajtueshmërinë rregullatore ose këshillë ligjore, zyra jonë është e gatshme t’ju ndihmojë ti kaloni situatën tuaj në një mënyrë të shpejtë dhe efikase. Ne i vendosim të gjitha nevojat dhe objektivat tuaja në krye të praktikës sonë.

Zyra e avokatisë “Legalia” ka përfaqësuar biznese të shumta nëpër Gjykata për shkak të shkeljeve të dispozitave kontraktore. Me përvojën tonë, ne jemi më se të aftë të trajtojmë mosmarrëveshjet komplekse kontraktuale dhe çështje të tjera ligjore të biznesit tuaj. Nëse një palë tjetër ka dështuar t’i përmbushë detyrimet kontraktuale, ose ka pretendime materiale kundër jush, kontaktoni zyren tonë dhe merrni mbrojtjen ligjore që ju nevojitet për t’i mbrojtur interesat tuaja më të mira!

 

sqAlbanian