Pronësia dhe të drejtat tjera Sendore

Çështjet pronësore me theks të veçantë paluajtshmëritë por edhe të drejtat tjera sendore janë një sfidë e vërtetë në Republikën e Kosovës, e sidomos pas vitit 1999. Me përfundimin e konfliktit të armatosur shumë qytetarë emigruan prej vendeve rurale në ato urbane. Mungesa e informacioneve kadastrale të cilat u zhdukën prej kohës së luftës i ka krijuar një situatë të rëndë pronave qoftë publike apo private, me pretendime të duplifikuara për të njejtën pronë, ku ka stërngarkuar Gjykatat tona me lëndë të kësaj natyre të cilat zgjasin sot e kësaj dite.

Zyra e avokatisë “Legalia” me përvojën 15 vjeçare në çështjet pronësore dhe të drejtave tjera sendore merr përsipër dhe kujdeset   për klientët tanë, duke  këshilluar në të gjitha aspektet  dhe mbrojë interesin dhe sigurinë juridike të klientëve tanë, duke filluar prej kontraktimit, vërtetimit të dokumentacionit pronësor, transaksionieve pronësore, bartjen e pronësisë e po ashtu ne ofrojmë  përfaqësim profesional të bazuar në përvojë praktike përfaqësimin e çështjeve pronësore dhe të drejtave tjera sendore në Gjykatat kompetente.

 
sqAlbanian