Prokurimi publik është rregullatori i parasë publike i cili përmes infrastrukturës ligjore përcakton të drejtat dhe detyrimet mes biznesit në njërën anë dhe Institucioneve Publike në anën tjetër.
Zyra e avokatisë “Legalia” ofron përfaqësim të biznesit tuaj në çështjet e prokurimit publik duke përfshirë Organin Shqyrtues të Prokurimit por edhe në Gjykatën kompetente.
Çështjet e prokurimit publik karakterizohen si një fushë e cila shoqërohet me një procedurë ligjore strikte duke filluar prej përgatitjes së dosjes tenderuese, aplikimit brenda afateve të caktuara pranë autoritetit kontraktues, përzgjedhjes së fituesit, dhe zbatimit të kontratës tenderuese. Gjatë këtyre hapave procedurale, lind mundësia e mosëmarrëveshjes në mes të palëve, kur kjo të ndodhë, ju mund të mbështeteni te zyra jonë e avokatisë “LEGALIA” për këshilla ligjore dhe mbrojtjen që ju nevojitet si në nivelin administrativ poashtu edhe ate gjyqësor.