Arbitrazhi

Çka është arbitrazhi dhe si funksionon?

Arbitrazhi është mënyrë  alternative  e zgjedhjes së kontesteve në mes të palëve. Arbitrazhi është një instrument apo mekanizëm në procesin e zgjidhjes së një mosmarrëveshje e cila është e pranueshme nga palët dhe e cila ka autoritet ligjor që të zgjidh mosmarrëveshjen duke  nxjerrë një vendim ligjërisht të detyrueshëm për palët.  Arbitrazhi është  mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes që siguron një zgjidhje të drejtë dhe të paanshme.

Arbitrazhi në formën  e saj bazë është zgjidhja e mosmarrëveshjes në bazë të një marrëveshje ose kontrate ndërmjet palëve në mosmarrëveshje. Palët zgjedhin një apo më shumë persona  për të dëgjuar pretendimet e tyre dhe për të ekzaminuar dëshmit në një ambient relativisht informal. Ata bien dakord për procedurën që do të ndiqet dhe vendimi që merret në përfundim të procesit është përfundimtar dhe detyrues. Në shume raste,  arbitri zgjidhet për shkak të njohurive dhe eksperiencës se tij/saj në fushën e mosmarrëveshjes. Në një arbitrazh, palët në mosmarrëveshje ia parashtrojnë mosmarrëveshjen e tyre një arbitri neutral, i cili peshon dhe vlerëson dëshmitë e paraqitura dhe nxjerr një vendim përfundimtar dhe detyrues.

Zhvillimi i hovshëm i zhvillimit ekonomik, teknologjik në nivel global ka mundësuar që marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare të ecin me një trend mjaft dinamik dhe karshi këtij fakti të rritet edhe numri i transaksioneve afariste ndërkombëtare i shitblerjes  dhe shërbimeve tjera të tregtare. Me  këtë nivel të zhvillimit, numri i mosmarrëveshjeve apo i konflikteve tregtare, të cilat zakonisht janë me element të huaj po rritet nga dita në ditë, të cilat kërkojnë një zgjidhje të këtyre mosmarrëveshjeve dhe kontesteve të shpejtë dhe efikase, njëra prej mënyrave të ndarjes së drejtësisë është arbitrazhi.

Duke marrë në konsideratë që arbitrazhi zhvillohet në përputhje me parimet e së drejtës natyrore, procedura e tij mund ndryshohet nga palët për t’iu përshtatur më mirë madhësisë dhe kompleksitetit të mosmarrëveshjes së tyre.Një rast i vogël, për shembull, mund të gjykohet vetëm në bazë të dokumenteve të paraqitura, gjë e cila mund të reduktojë në mënyrë të ndjeshme koston. Raste të tjera më komplekse mund të kërkojnë një stil me gjyqësor të seancave dëgjimore, në të cilat paraqiten kërkesat formale të palës kërkuese dhe palës mbrojtëse, paraqiten dëshmitë nga secila palë dhe bëhet pyetja e dëshmitarëve. Rezultati  i arbitrazhit, i njohur si vendimi i arbitrazhit, është forcërisht i zbatueshëm, në të njëjtën mënyrë si vendimi i gjykatës. Ekonomia dhe praktika afariste më me dëshirë orientohet kah arbitrazhi se kah gjyqet shtetërore, jo vetëm profesionalizmi dhe shpejtësia e procedurës, por qasja e arbitrazhit, obligimeve apo detyrave të veta dallohet dhe e dallon në themel arbitrazhin nga gjykatat shtetërore.

Funksionimi dhe rëndësia e arbitrazhit si vlerë e lartë për zgjidhjen e kontesteve ekonomike në Republikën e Kosovës vlerësohet me një rendësi të jashtëzakonshme për rimëkëmbjen e ekonomisë përmes një vetëdijësimi të bizneseve që zgjidhjet e kontesteve të tyre i bëjnë permes arbitrazhit të përcaktuar në ligjin për arbitrazhin e Kosovës. Arbitrazhi në Republikën e Kosovës nuk është një risi sepse një rregullore e tillë ka ekzistuar edhe më herët, mirëpo tani më është në funksion sepse është rregulluar me ligjin për arbitrazhin në Kosovë ku janë të detajizuara të gjitha veprimet e zgjidhjes së kontesteve ekonomike me  anë të arbitrazhit.

 

Egzisojnë dallime në mes të arbitrazhit dhe gjykatës në kuptimin e përparësive dhe të mangësive:

Përparësitë e Arbitrazhit

Përparësitë e arbitrazhit konsistojnë në: përparësitë në efikasitetin e shpenzimeve dhe kohës, ruajtjen e fshehtësisë, neutraliteti, parashikueshmëria dhe natyra përfundimtare e vendimit këto janë disa prej përparësive të perceptuara të arbitrazhit. Sidoqoftë një numër i madh i korporatave shumëkombëshe e konsiderojnë fleksibilitetin mundësinë për ta përshtatur arbitrazhin sipas nevojave dhe rrethanave specifike si përparësinë më të madhe të arbitrazhit.4
Gjatë procedurës së gjykimit arbitrazhi i ka përparësitë e veta, siç janë:
1.
Autonomia e vullnetit të subjekteve afarist- krijimi i arbitrazhit bazohet në
kontratën e palëve. Kjo kontratë sipas rregullit përcakton formimin dhe punën e arbitrazhit të kuptuar në aspekt të procedurës, respektivisht të mënyrës së zgjidhjes së kontestit. Zgjidhja e kontesteve të cilat lindin nga kontratat tregtare ndërkombëtare implikon në parim, pjesëmarrjen e palëve nga shtete të ndryshme e që ka për pasojë që njëra nga këto ti nënshtrohet procedurës në shtetin ku e drejta e të cilit për atë është e huaja, e cila udhëhiqet në gjuhën e cila për palët është e huaja. Pra autonomia e vullnetit të palëve u mundëson atyre që ta mënjanojnë kompetencën e gjyqeve shtetërore dhe të aplikojnë të drejtën material e cila nuk u është njohur, që t’i heqin vetes paragjykimin e animit të çdo sistemi gjyqësor nacional.
2
. Autonomia e vullnetit të palëve u mundëson atyre që të
zgjedhin vendin se ku do të mbahet arbitrazhi, t’u besohet zgjidhja e kontestit, të caktohet e drejta procesuale dhe rregullat të cilat do të aplikohen në procedurën e arbitrazhit, si dhe të caktojnë të drejtën materiale kompetente në pajtim me të cilin arbitrit janë të obliguar që kontestin ta zgjidhin.
3
. Me të pranuar dhe përmbaruar vendimin e jashtëm të arbitrazhit është
dukshëm më lehtë nga ajo që kërkon ekzekutimin e vendimit të jashtëm gjyqësor. Kështu 136 shtete e kanë nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Nju-Jorkut të vitit 1958, dhe janë të obliguar që t’i pranojnë dhe t’i përmbarojnë vendimet e arbitrazhit në të cilat kjo konventë aplikohet.
4
. Sa i përket shteteve, institucioneve dhe agjensioneve shtetërore, të cilat në parim gëzojnë
imunitet gjyqësorë, arbitrazhi është mënyra më e mirë që pala e së drejtës private të vjen deri te mundësia që për kontestin e saj me shtetin të vendosë institucioni neutral, dhe atë sipas rregullit në mënyrë të paanshme.
5
. Më në fund, kësaj duhet t’i shtohen gjithsesi dhe tendencat gjithnjë të theksuara të emancipimit të arbitrazhit tregtar ndërkombëtar nga sistemet e ndryshme nacionale juridike dhe të formimit të një sistemi juridik autonom “Transnacional”, i cili nga ana e vet, dukshëm kontribuon në afirmimin, krijimin dhe aplikimin specifik të së drejtës tregtare ndërkombëtare ose të drejtës afariste (lex mercatoria).

Mangësitë e Arbitrazhit

1.Dobësia kryesore e zgjidhjes së kontesteve me arbitrazh, autorizimi i limituar i gjykatës së arbitrazhit të cilat bazën e tyre e gjejnë në marrëveshjen e arbitrazhit dhe sipas rregullit nuk kanë mundësi të tejkalojnë suazën e marrëveshjes së arbitrazhit. Arbitrazhi nuk ka mundësi të aplikojë mjetet e dhunës gjatë procedures, që të urdhërojë sjelljen me dhunë të dëshmitarëve ose të ekspertëve, të përcaktoj masa të përkohshme ose paraprake në mënyrë që t i përmbush kërkesat e kreditorit. Në këto relacione arbitrazhi është i udhëzuar në gjyqet shtetërore.

2.Dobësi të konsiderueshme të arbitrazhit manifestohen në relacion
me mundësinë e pjesëmarrjes së personave të tretë në procedurën e arbitrazhit dhe të atyre të cilët nuk janë shprehimisht të lidhur me marrëveshjen e arbitrazhit. Domethënë, arbitrazhi nuk ka mundësi siç e bën gjyqi shtetëror që të urdhërojë bashkimin e kontesteve, e as të lejojë pjesëmarrjen e intervientit në procedurë të arbitrazhit. Në kontestet më të rëndësishme të cilat parashtrohen pranë arbitrazhit siç janë: punët investive, kryersi i cili ka lidhë kontratën kryesore me klauzolën e arbitrazhit rëndom ia beson kryerjen e pjesës së punëve nënkyerësve, ai duhet ta ndërmerr procedurën e arbitrazhit kundër kryerësit kryesor, i cili përsëri ka mundësi t’i zhvillojë apo të ndërmarr kontestet e veçanta kundër atyre personave të cilëve u ka besuar kryerjen e drejtpërdrejtë të punëve. Ky nuk do të ishte rast në procedurë pranë gjykatës shtetërore, ku situata do të zgjidhej me institutin bashkëkontestimor i cili mundëson që nën kushte të caktuara, më shumë persona të padisin, respektivisht të jenë të paditur me padi të njëjtë.
Dobësitë dhe shqetësimet potenciale të arbitrazhit ndryshojnë varësisht nga korporata, transaksioni dhe nga kontesti. Për më tepër, derisa disa veti të arbitrazhit
konsiderohen si përparësi nga ana e disa korporatave, (p.sh. vendimi përfundimtar pa mundësi ankimi), disa korporata të tjera i shohin këto si pengesë.

A mund të themi se kush do ta vendosë rastin tonë?

Rastin tonë do ta vendosë arbitri ose Paneli i Arbitrave, andaj edhe emërimi i të njejtit apo të njejtëve është shumë i rëndësishëm, pasi që përzgjedhja e arbitrit apo arbitrave të mirë varet nga rrjedha e mirëfillt e procedurës dhe zgjedhja në mënyrë të drejtë e kontestit. Ligji për Arbitrazhin e Kosovës neni 9, u lejon palëve të vendosin për emërtimin e arbitrit apo trupit të arbitrave. Pra në kontest janë të lirë të përcaktojnë numrin e arbitrave ne Marrëveshjen e tyre te Arbitrazhit, ose me vone me shkrim. Ne qoftë se Palët nuk arrijnë te bien dakord per numrin e arbitrave ne Marrëveshjen e tyre te Arbirazhit, ose me vone me shkrim, Qendra do te emërtojë nje arbitër te vetëm nga Lista e Arbitrave. Ne qofte se palet nuk bien dakord, Qendra ka te drejte te caktoje nje Panel Arbitrash per raste qe jane te pershtatshme per nje panel arbitrash. Autoriteti emertues te cilit i referohen keto Rregulla eshte Qendra, palet mund te ndjekin proceduren e emertimit sic percaktohet ne Marreveshjen e tyre te Arbitrazhit, ose sic mund te bien dakort me vone me shkrim.
Ne qofte se palet nuk bien dakort per nje procedure emertimi ne Marreveshjen e Arbitrazhit, ose me vone me shkrim, do te jete Qendra qe do te emertoje Arbitrin.
Emertimi i Arbitrit në bazë të Ligjit për Arbitrazhin e Kosovës parashihet që kushtet për emërtimin e arbitrit apo të trupit të arbitrave janë: të jenë të pavarur, të jenë të paanshëm, të jenë efikas, dhe të kenë përvojë profesionale të arbitrazhit.

Po ashtu palët mund të kërkojnë edhe përjashtimin e arbitrit apo trupit të arbitrave sipas Kërkesës për Largim te Arbitrave nga Procesi kur: me nje person diskutohet ne lidhje me nje emertim te mundshem te tij si nje arbiter, ai duhet te beje te njohur çdo rrethanë qe mund te ngrehë dyshime te justifikuara per paanësin ose pavarësin e tij. Nje arbiter, nga koha e emertimit te tij dhe gjate procesit te arbitrazhit, duhet pa vonesë të ju bëjë te njohur paleve cdo rrethane te tille, ne qofte se ato nuk jane informuar tashme per to nga ai. Ndaj nje arbitri mund te behet kerkese per largim nga procesi vetem ne qofte se egzistojne rrethana qe ngrejne dyshime te justifikuara per paanësin ose pavarësin e tij, ose ne qofte se ai nuk zoteron kualifikimin e rënë dakort nga palet. Nje pale mund te kerkoje largimin nga procesi te nje arbitri te emertuar nga ai, ose ne emertimin e te cilit ai ka qenë pjesëmarrës, vetem per arsye per te cilat ai eshte vene ne dijeni pasi eshte bere emertimi. Ligji model i UNCITRAL-it parasheh se nëse arbitri kryesor zëvendësohet, të gjitha seancat duhet të përsëriten, ndërsa nëse anëtari tjetër i tribunalit zëvendësohet atëherë se a do të përsëritet apo jo duhet të vendoset nga tribunali i arbitrazhit.

Çfarë ndodh nëse ne fitojmë mirëpo klienti nuk ka para në këtë juridiksion?

Ligji për Arbitrazh e ka qasjen se “humbësi paguan” duke kërkuar që pala humbëse të mbulojë të gjitha kostot përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe. Ligji për Procedurën Kontestimore parasheh se arbitri ka të drejtën të jetë i kompensuar për shërbimet e tij dhe se palët do të ndajnë shpenzimet në mënyrë të barabartë. Trupi i Arbitrave, ne vendimin e tij perfundimtar, do të caktoje shpenzimet e arbitrazhit, shpenzimet e procedurës së arbitrazhit perfshijnë :
a)Tarifat e Trupit te Arbitrave qe do te percaktohen ne menyre te vecante per arbiter do te caktohen nga vet Trupi i Arbitrave ne perputhje me Tabelen e Tarifave te Tribunalit të Arbitrazhit,
b)Shpenzimet e udhetimit dhe shpenzime te tjera te kryera nga arbitrat;
c)Tarifat e eksperteve dhe asistenca te tjera te kerkuara nga Trupi i Arbitrave;
d)Shpenzimet e udhetimit dhe shpenzime të tjera të deshmitareve, ne ate mase qe keto shpenzime jane aprovuar nga Trupi i Arbitrave;
e)Tarifat e perfaqesimit ligjor dhe asistences se pales fituese, ne qofte se keto shpenzime jane kerkuar gjate procedimeve te arbitrazhit dhe vetem per nje vlere te ketyre kostove qe Trupi i Arbitrave do te percaktoje qe eshte e arsyeshme;
Kush i Paguan Shpenzimet ?

Shpenzimet e arbitrazhit, ne parim, do te mbulohen nga pala e humbur. Megjithate, Trupi i Arbitrave mund ta ndaje secilen nga keto shpenzime ndermjet paleve ne qofte se ai percakton se kjo ndarje eshte e arsyeshme, duke marre ne konsiderate rrethanat e rastit.
Ne lidhje me shpenzimet e perfaqesimit ligjor, Trupi i Arbitrave, duke marre ne konsiderate rrethanat e rastit, do te jete i lire te percaktoje cila pale do ti mbuloje keto shpenzime ose mund ti ndaje keto shpenzime ndermjet paleve, ne qofte se ai vendos qe kjo ndarje eshte e arsyeshme.
Kur Trupi i Arbitrave nxjerrë nje urdher per perfundimin e procedimeve te arbitrazhit, ose merr nje vendim me termet qe eshte rene dakord, ai do te percaktoje shpenzimet qe i atribuohen arbitrazhit, ne tekstin e ketij urdheri ose vendimi.

Depozitimi i Shpenzimeve

Trupi i Arbitrave, me formimin e tij, mund ti kerkoje seciles pale qe te depozitoje nje shume te barabarte, si nje parapagim per shpenzimet e procedurës së arbitrazhit. Gjate zhvillimit te procedimeve te arbitrazhit, Trupi i Arbitrave mund te kerkoje depozite suplementare nga palet.
Ne qofte se depozitat e kerkuara nuk paguhen te plota brenda brenda një afati të paraparë pas marrjes se kerkeses, Trupi i Arbitrave do ti informoje per kete palet ne menyre qe njera ose tjetra te mund te beje pagesen e kerkuar. Ne qofte se kjo pagese nuk behet, Trupi i Arbitrave mund te urdheroje pezullimin ose perfundimin e procedimeve te arbitrazhit.

Ne qofte se palet nuk bien dakort per nje procedure emertimi ne Marreveshjen e Arbitrazhit, ose me vone me shkrim, do te jete Qendra qe do te emertoje Arbitrin.
Emertimi i Arbitrit në bazë të Ligjit për Arbitrazhin e Kosovës parashihet që kushtet për emërtimin e arbitrit apo të trupit të arbitrave janë: të jenë të pavarur, të jenë të paanshëm, të jenë efikas, dhe të kenë përvojë profesionale të arbitrazhit.

Po ashtu palët mund të kërkojnë edhe përjashtimin e arbitrit apo trupit të arbitrave sipas Kërkesës për Largim te Arbitrave nga Procesi kur: me nje person diskutohet ne lidhje me nje emertim te mundshem te tij si nje arbiter, ai duhet te beje te njohur çdo rrethanë qe mund te ngrehë dyshime te justifikuara per paanësin ose pavarësin e tij. Nje arbiter, nga koha e emertimit te tij dhe gjate procesit te arbitrazhit, duhet pa vonesë të ju bëjë te njohur paleve cdo rrethane te tille, ne qofte se ato nuk jane informuar tashme per to nga ai. Ndaj nje arbitri mund te behet kerkese per largim nga procesi vetem ne qofte se egzistojne rrethana qe ngrejne dyshime te justifikuara per paanësin ose pavarësin e tij, ose ne qofte se ai nuk zoteron kualifikimin e rënë dakort nga palet. Nje pale mund te kerkoje largimin nga procesi te nje arbitri te emertuar nga ai, ose ne emertimin e te cilit ai ka qenë pjesëmarrës, vetem per arsye per te cilat ai eshte vene ne dijeni pasi eshte bere emertimi. Ligji model i UNCITRAL-it parasheh se nëse arbitri kryesor zëvendësohet, të gjitha seancat duhet të përsëriten, ndërsa nëse anëtari tjetër i tribunalit zëvendësohet atëherë se a do të përsëritet apo jo duhet të vendoset nga tribunali i arbitrazhit.

Literatura e përdorur:

Hetemi  J. Mehdi  “Disa Tema Aktuale të Ekonomisë së Tregut” Prishtine, 2005,

Oda Ekonomike e Kosovës- materiale të përdorura nga OEK- 2010.

Aleksandar Goldštajn, Medunarodna trgovacka arbitrazha, Zagreb, 1990

Rregullat e Procedurës së Arbitrazhit Tregtar, Shqipëri-

Konventa e Nju Jork-ut për pranimin dhe përmbarimin e vendimeve të arbitrazheve të jashtme i dates 10.06.1958

Ligji për Arbitrazhin e Kosoves,nr. 02/75 i dates 26.01.2007

Ligji model i UNCITRAL-it.

 

Msc. Dren Salihu,  Avokat

Prishtine, Janar / 2022



sqAlbanian